Inter nuk ka të ndalur: Neroaxurët transferojnë yllin e Serie A pas fitimit të Kupës

Neroaxurët nuk kanë të ndalur.

Inter mbrëmë u shpall kampion i Kupës së Italisë duke triumfuar ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1.

Përveç rezultateve në fushë, zikaltrit po punojnë edhe për sezonin e ardhshëm dhe sipas raportimeve të fundit kanë gati goditjen e parë për merkaton e verës.

Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e Davide Frattesit nga Sassuolo.

Frattesi ka realizuar 7 gola në 37 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe Marotta e ka piketuar italianin si përforcimin ideal për vijën e mesfushës.

Marcelo Brozovic pritet të largohet në verë nga Interi dhe Frattesi do ta zërë vendin e kroatit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here