E bujshme: Milan transferon dyshen e Serie A për €70m

Revolucion te Milani, Rosonerët transferojnë dy yjet e Serie A.

Me vetëm një ndeshje për të luajtur dhe kualifikimin në Champions League të garantuar tashmë, Milani fillon të mendojë për sezonin e ardhshëm.

Te Milan do të ketë ndryshime të mëdha në skuadër gjatë verës, pas sezonit zhgënjyes duke mos fituar asnjë trofe.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e dyshes së Serie A.

Sipas Calcio Mercato, Davide Frattesi dhe Giorgio Scalvini kanë përfunduar në shënjestrën e Rosonerëve.

Për të siguruar shërbimet e Frattesit Milan do t’ia ofrojë Sassuolos kartonin e De Keteleaere në formë huazimi dhe 40 milionë euro.

Për kartonin e Scalvinit, Rosonerët janë të gatshëm të shpenzojnë 30 milionë euro, shifër të cilën Atalanta pritet ta pranojë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here