Marrëveshja është arritur, Inter ka bomber të ri.
Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter.
Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër te Chelsea teksa mbetet për t’u parë nëse trajneri Mauricio Pochetino do ta përfshijë në planet e tij për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, largimi i mundshëm i Lukakut, nuk gjen të papërgatitur Interin me drejtuesit zikaltër që kanë siguruar marrëveshjen me Mateo Retegui.
Sulmuesi i kombëtares së Italisë ka pranuar ofertën dhe është i gatshëm të transferohet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.
Tashmë, Interit i duhet të punojë për të arritur akordin edhe me klubin e Tigres që zotëron kartonin e lojtarit 24-vjeçarit.
Aktualisht, argjentinasit janë të vendosur që të mos negociojnë për një shumë më inferiore se 18 milionë euro ndërsa nuk pranojnë në që në këtë tratativë të përfshihet Facundo Colidio.