E konfirmon agjenti: Milan ka marrëveshje me “bomberin e ri “

Marrëveshja është arritur, Milan ka bomber të ri.

Milan do të transferojë dy qendërsulmues gjatë merkatos së verës, pas konfirmimit se Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga San Siro.

Rosonerët njoftuan dje se Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga skuadra, pas kontributit të madh që dha gjatë këtyre tre viteve për ta rikthyer Milanin në majat e futbollit italian.

Sipas raportimeve të fundit Milan ka arritur marrëveshje me zëvendësuesin e Ibrahimovic dhe bëhet fjalë për Marko Aranutovic.

Përfaqësuesit e Arnautovic e kanë konfirmuar lajmin se kanë marrëveshje me Milan dhe tani mbetet të arrihet marrëveshja me Bolognan.

Arnautovic ka realizuar 9 gola në 20 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa për kartonin e tij Milan do të paguaj 5 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here