Bomba e verës: Inter transferon yllin e Juventusit

Lajm bombastik nga Italia, Inter rrëmben yllin e Juventusit.

Inter mbrëmë triumfoi ndaj Torinos me rezultat 1-0 duke e mbyllur kështu sezonin me fitore.

Zikaltrit tani janë të përqëndruar te finalja e Stambollit, ndërsa drejtuesit kanë filluar të punojnë për merkaton e verës.

Inter pritet të jetë mjaftë aktiv në merkaton e verës dhe sipas raportimeve të fundit Neroaxurët synojnë transferimin e yllit të rivalëve.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e portierit të Juventusit, Wojciech Szczesny.

Inter do të përfitojë 40 milionë euro nga shitja e Onanas dhe zikaltrit e kanë piketuar Szczesny si zëvendësuesin ideal, pasiqë kontrata me Juventusin i skadon me 30 qershor.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here