Cesar Azpilicueta transferohet në Serie A.
Mbrojtësi spanjoll, Cesar Azpilicueta pritet të largohet nga Chelsea këtë verë edhe pse kontrata i skadon në vitin 2024.
Te Chelsea pritet një revolucion gjatë kësaj vere dhe Azpilicueta nuk bën pjesë në planet e Mauricio Pochettinos dhe drejtuesit janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet.
Calcio Mercato, shkruan se Azpilicueta karrierën mund ta vazhdojë në Serie A, pasiqë gjiganti italian synon afrimin e 32-vjeçarit.
Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e Azpilicuetas me parametra zero dhe së shpejti pritet të kontaktojnë me agjentin e spanjollit.
Drejtuesit zikaltër e kanë piketuar Azpilicuetan si përforcimin ideal për vijën e mbrojtjes, pasiqë ai mund të luaj në të gjitha pozitat.