BOMBË: Pioli largohet nga Milani, Cardinale ka zgjedhur trajnerin e ri

Lajm bombastik nga Italia, Stefano Pioli largohet nga Milani.

Ajo që ka marrë formë në Milano, në 24 orët e fundit, ka qenë një revolucion autentik: Paolo Maldini dhe Milani janë ndarë.

Një seri mosmarrëveshjesh në lidhje me ndërtimin dhe perspektivat e klubit kuqezi çuan në përçarjen e pashërueshme midis “Djallit” dhe atij që tani mund të përkufizohet si ish-drejtori teknik i Milanit.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se nuk mbaron me kaq, pasiqë edhe Pioli do të largohet nga Milani.

Sipas Calcio Mercato, Gerry Cardinale dëshiron që drejtimin e skuadrës ta merr Antonio Conte.

Conte është i lidhur me një rikthim në Serie A për një kohë të gjatë dhe është i gatshëm për tu ulur në stolin e Milanit.

Calcio Mercato, shkruan se Cardinale po punon fort që Conte ta merr drejtimin e skuadrës dhe shkarkimi i Piolit është vetëm çështje kohe.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here