Marrëveshja është arritur: Mauro Icardi rikthehet në Serie A

Punë e kryer, Mauro Icardi rikthehet në Serie A.

Sulmuesi i PSG, i huazuar te Galatasaray e ka gjetur formën e duhur në Stamboll duke realizuar 23 gola dhe 8 asistime në 26 ndeshje të luajtura.

Icardi u shpall kampion i Turqisë me Galatasaray, por nuk do të qëndrojë shumë gjatë në Stamboll, pasiqë sipas raportimeve të fundit gjiganti italian synon transferimin e argjentinasit.

Sipas Calcio Mercato, Roma synon transferimin e Icardit dhe Giallorosët kanë arritur marrëveshje me PSG për transferimin e 30-vjeçarit.

Mourinho e ka piketuar Icardin si përforcimin ideal për vijën e sulmit, pas lëndimit të Tammy Abraham.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here