E bujshme: Tare drejtor sportiv te Milani, transferon dyshen e Lazios

Lajm bombastik nga Italia, Igli Tare te Milani.

Milani është gati për të nisur një cikël të ri. Me largimin e Maldinit dhe Massaras, klubi kuqezi do të riformatojë anën teknike në prag të sesionit të ri të merkatos së futbollistëve.

Sipas raportimeve të fundit, Igli Tare ka përfunduar në orbitën e Milanit dhe 49-vjeçari mund ta zërë vendin e lënë bosh nga Maldini.

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Calcio Mercato, ka shkuar edhe më tutje duke zbuluar goditjen e parë të Tares si drejtor sportiv i Milanit.

Sipas Calcio Mercato, Tare do ta transferojë te Milani dyshen e Lazios Sergej Milinkovic-Savic dhe Mattia Zaccagni. Ky operacion do ti kushtojë Rosonerëve 60 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here