I mposhtën në finale, por nuk mbaron me kaq: City transferon yllin e Interit

Citizens ia rrëmbejnë yllin Neroaxurëve.

Manchester City u shpall mbrëmë kampion i Europës duke mposhtur Interin në finale me rezultatin 1-0.

Goli që i dha trofeun e parë të Champions League “citizens” u shënua nga spanjolli, Rodrigo.

Edhe pse City ishte favorit në letër, Interi bëri një paraqitje dinjitoze duke iu afruar disa herë golit, por pa arritur ta materalizojnë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se City synon transferimin e yllit të Interit pas finales së mbrëmshme.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic, i cili bëri një paraqitje mbreslënëse ndaj Cityt duke përfunduar kështu në dëshirat e Guardiolës.

Trajneri spanjoll është impresionuar nga paraqitja e Brozovic dhe ia ka kërkuar drejtuesve afrimin e kroatit këtë verë.

Kroatit i skadon kontrata më 30 qershor dhe do të largohet falas nga Interi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here