Marrëveshja është arritur: Granit Xhaka te gjiganti italian për €23m

Lajm bombastik nga Italia, Granit Xhaka në Serie A.

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka do të largohet nga Emirates pas përfundimit të sezonit, pas dështimit për ta fituar Premier League.

Xhaka ka shkëlqyer me Topçinjtë këtë sezon duke realizuar 9 gola dhe 7 asistime në 49 ndeshje të luajtura.

Portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Xhaka karrierën do të vazhdojë në Serie A.

Sipas Todo Fichajes, Roma ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e Xhakës në Olimpico.

Xhaka është në shënjestrën e Mourinhos për një kohë të gjatë dhe Giallorosët do të paguajnë 23 milionë euro për kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here