Marrëveshja është arritur: Nicolo Zaniolo rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Nicolo Zaniolo rikthehet në Serie A.

Sulmuesi italian, Nicolo Zaniolo ishte njëri nga lojtarët më të përfolur në merkaton e janarit.

Zaniolo ishte pranë kalimit te Milani, por kërkesat e larta të Romës e pamundësuan transferimin e tij në San Siro.

Mourinho vendosi ta përjashtojë italianin nga skuadra dhe në fund Zaniolo u transferua te Galatasaray.

Por Zaniolo duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Stamboll, pasiqë sipas raportimeve të fundit në verë do të rikthehet në Serie A

Tuttosport, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus ka arritur marrëveshje me Zaniolon.

Zaniolo i ka dhënë dritën jeshile Biankonerëve dhe tani mbetet që të arrihet marrëveshja mes klubeve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here