Inter ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.
Në takimin e fundit në kampin e Interit mes teknikut Simone Inzaghi dhe drejtuesve të klubit zikaltër është përcaktuar qartë kuadri i merkatos, me objektivin që sezonin tjetër të luftohet për të fituar titullin kampion.
Takimi mes teknikut dhe klubit vendosi piketa të qarta, buxhete dhe objektiva që duhen arritur në merkaton e verës.
Siç raporton Corriere dello Sport, objektivi kryesorë i Interit në merkato është transferimi i Sergej Milinkovic-Savic.
Drejtuesit zikaltër kanë takuar tashmë agjentin e lojtarit, Matea Kezhman, që u ka komunikuar gatishmërinë e Milinkovic-Savic për t’u veshur zikaltër.
Savic duket se ka zgjedhur Interin si etapën e radhës së karrierës së tij dhe do të presë zhvillimin e negociatave mes klubeve, ashtu si do të kërkojë të dëgjojë edhe një propozim bindës të zikaltërve mbi kohëzgjatjen e kontratës dhe pagën që do t’i ofrojnë.
Kontrata e tij skadon në 30 qershor 2024 dhe Lotito është gati ta lërë të shkojë serbin për të mos e humbur me parametër zero dhe kërkon 30-35 milionë euro për ta lënë të shkojë.