Eksod te Milani, Theo Hernandez largohet për €60m

Theo Hernadez largohet nga San Siro.

Në pritje të kalimit në duart e sheikëve nga Katari, Manchester United është gati për një fushatë blerjesh faraonike për të kapërcyer hendekun me kushërinjtë e Manchester City, fitues i freskët i tripletës sezonale.

“Djajtë e Kuq” kanë si synim kryesor Theo Hernandez, një nga “senatorët” dhe pikat e forta të Milanit.

Nëse “sondazhet” konkretizohen në ofertë, ajo do të duhet të jetë së paku 60 milionë euro për t’u vlerësuar nga kuqezinjtë.

Pra, trefishi i asaj që shpenzuan drejtuesit e “Djallit” në verën e vitit 2019 (20 milionë euro për ta marrë nga Real Madridi).

Mbrojtësi i krahut nuk është në shitje, por do të merret parasysh një ofertë veçanërisht e rëndësishme. Lajmin e raporton “Gazzetta dello Sport”.

Theo Hernandez është një nga pikat e forta të Milanit dhe shuma që ai do të sillte si “prikë” do të përdoret për të nënshkruar me zëvendësuesin e tij dhe për përforcime të mëtejshme në repartet e tjera.

Në shkurt 2022 ai rinovoi kontratën deri më 30 qershor 2026, duke shkuar nga 1.5 milionë euro pagë vjetore në 4 milionë.

Një shifër që sigurisht nuk e tremb Manchester United, i cili mund t’i ofrojë një pagë shumë më të lartë, ndoshta duke iu afruar dyfishit.

Theo Hernandez po bën shumë mirë në Milano, si brenda dhe jashtë fushës.

Në fushë është një pikë e fortë dhe me Leaon formon një bosht të pandalshëm; jashtë fushe ndërtoi një familje me partneren e tij Zoe dhe sollën në jetë të parëlindurin e tyre, Theo Junior.

Por rrugët e merkatos janë të pafundme dhe tifozët kuqezi nuk mund të flenë të qetë.

Tani për tani jemi në fazën e analizimit të situatës, por nëse anglezët vendosin të trokasin te Milani për të, do të ishte e vështirë të rezistonte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here