E bujshme: Lautaro largohet nga Interi për €100m

Oferta tunduese ka arritur, Lautaro largohet nga Interi.

Lautaro Martinez ka qenë protagonisti absolut i këtij sezoni të Interit, sezoni më i mirë i tij me fanellën zikaltër, gjatë të cilit shënoi 28 gola në të gjitha kompeticionet.

Mbërritja e zikaltërve në finalen e Champions League ka qenë edhe meritë e tij dhe një skenë e tillë europiane e vendosi edhe një herë tjetër në qendër të vëmendjes argjentinasin.

Fituesi i Kupës së Botës në Katar ka ngjallur mbi të gjithë interesimin e Real Madridit siç kanë raportuar mediat spanjolle, një interesim për të cilin drejtuesit e Interit, nga Marota te Zaneti janë shprehur se nuk janë vendosur në dijeni.

Pavarësisht kësaj, zërat vazhdojnë të mbërrijnë nga gadishulli Iberik dhe nuk mund të lënë indiferent as kryesinë zikaltër e as vetë lojtarin.

Siç raporton Mundo Deportivo ndër emrat e kërkuar nga Karlo Ançeloti për merkaton e verës është ai i Lautaro Martinezit.

Trajneri është një nga adhuruesit e 25-vjeçarit, për të cilin është i bindur se ka të gjitha cilësitë e goleadorit që i shkojnë për shtat skuadrës madrilene.

Numrat dhe statistikat e këtij sezoni e kanë shuar edhe më shumë bindjen e teknikut italian mbi atë që mund t’i ofrojë ekipit “demi”, që edhe pse ka trumbetuar lidhjen me fanellën zikaltër nuk është kategorik mbi refuzimin ndaj Real Madridit.

Sipas Mundo Deportivo, Reali po përgatit ofertën prej 100 milionë eurove për ta transferuar Lautaron në Santiago Bernabeu këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here