Revolucion te Milani.
Milani është gati për të nisur një cikël të ri. Me largimin e Maldinit dhe Massaras, klubi kuqezi do të riformatojë anën teknike në prag të sesionit të ri të merkatos së futbollistëve.
Geoffrey Moncada po punon për përforcimet e sezonit të ri dhe sipas Gazzetta dello Sport, Milan pritet të bëjë 5 transferime gjatë merkatos së verës.
Gazzetta dello Sport, shkruan se reparti që do të pësojë më së shumti ndryshime është reparti i sulmit.
Rosonerët do të transferojnë një sulmues për krahun e djathtë dhe një qendërsulmues.
Sipas Gazzetta dello Sport, Milan po punon për afrimin e Marcus Thuram dhe Samuel Chukwueze.
Drejtuesit ëndërrojnë të formojnë një treshe Leao-Thuram-Chukwueze dhe në rast se sigurojnë shërbimet e tyre, Milan do të ketë një sulm të frikshëm sezonin e ardhshëm.