Shkëlqeu sezonin e shkuar, Dimarco largohet nga Interi për €40m

Dimarco largohet nga Interi.

The Independent raporton se Manchester United dhe Real Madrid po konsiderojnë të bëjnë një ofertë për mbrojtësin e Interit dhe Italisë, Federico Dimarco. Sipas raportit, të dy gjigantët evropianë kanë folur me Interin për disponueshmërinë per te shitur mbrojtësin e tyre të majtë.

Dimarco, 25 vjeç, shënoi gjashtë gola dhe dha 10 asistime në 50 paraqitje me Nerazzurri në 2022-23 dhe kontrata e tij ne San Siro skadon në qershor 2026. Sipas raportit, “Një numër klubesh janë pas, por United dhe Madridi kanë shprehur interesin më të përbashkët deri më tani”.

Interi duhet të shesë të paktën një nga yjet e tyre për të balancuar librat këtë verë, pavarësisht arritjes në finalen e Ligës së Kampionëve. Merenguez thuhet se janë të interesuar për Dimarco duke pasur parasysh se francezi Eduardo Camavinga dëshiron të luajë në mesfushë sezonin e ardhshëm.

United, nga ana tjetër, ka prioritete të tjera, si një qendërmbrojtës i ri dhe një qendërsulmues, por Dimarco është ende lart në listën e tyre.

Neroaxurët janë të hapur ta lënë të lirë Dimarcon për shumën e 40 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here