As Savic dhe as Frattesi: Milan transferon mesfushorin e ri për €40m

Lamtumira e Sandro Tonalit nga Milani në merkaton e verës është diçka e pashmangshme.

Mesfushori italian do të largohet nga kuqezinjtë për të vazhduar karrierën te Newcastle United në Angli.

Milani tashmë është në kërkim të një mesfushori me cilësi të ngjashme si ato të Sandro Tonalit.

Sipas prestigjiozes “Sportmediaset”, kuqezinjtë tashmë kanë në radar mesfushorin e Benficës, Florentino Luis.

Kosto për transferimin e 23-vjeçarit portugez është jo më pak se 40 milionë euro.

Duke mos e pasur të sigurt se Davide Frattesi do të zgjidhte skuadrën e Milanit, kuqezinjtë tashmë kanë opsionin që quhet Florentino Luis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here