Marcus Thuram ka bërë zgjedhjen e tij.
Një betejë e madhe në merkato po zhvillohet mes Interit dhe Milanit.
Kuqezinjtë kanë hyrë në garë për Marcus Thuram, të cilin zikaltrit kishin tentuar ta siguronin vitin e kaluar dhe pas Kupës së Botës në Katar.
Gazetari i njohur Fabrizio Romano, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke zbuluar skuadrën e re të Thuram.
Sipas Fabrizio Romano-s, Thuram ka ndërruar mendje në momentet e fundit dhe ka vendosur që ta pranojë ofertën e Interit.