E bujshme: Milan transferon bomberin e ri nga LaLiga për €20m

Milani gjen bomberin e ri në LaLiga.

Pasi humbi derbin e merkatos për Marcus Thuram, Milani mundohet të rikuperojë dhe ka nisur sulmin për El Bilal Toure, sulmuesin 21-vjeçar të Almerias.

Sipas “RMC Sport”, klubi kuqezi ka përshpejtuar tratativat e nisura pak ditë më parë dhe ka arritur që të marrë miratimin e lojtarit për transferimin.

Klubi spanjoll kërkon rreth 15-20 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin. Sulmuesi premtues, që ka shënuar 7 gola sezonin e fundit (një në portën e Barcelonës dhe një kundër Atletico Madrid) në 21 ndeshje të luajtura në LaLiga, kërkohet edhe nga Napoli dhe Atalanta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here