E bujshme: Retegui transferohet në Serie A, por jo te Interi

Retegui në Serie A, por jo tek Interi.

Mateo Retegui, është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit, pas zërave për transferimin e tij në Serie A.

Retegui ka realizuar 11 gola në 21 ndeshje të luajtura dhe 23-vjeçari pritet që së shpejti të ndryshojë skuadër.

24-vjeçari është i lidhur me një transferim te Interi, por sipas raportimeve të fundit një tjetër skuadër italiane është përfshirë në garë për argjentinasin.

Sipas portalit Foot Mercato, Fiorentina është në bisedime të avancuara për transferimin e Reteguit në Artemio Franchi.

Viola është e gatshme të paguaj 15 milionë euro për kartonin e Reteguit dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here