Milani i madh po kthehet: Ja si do të rreshtohen Rosonerët me përforcimet e reja (FOTO)

Revolucion te Milani.

Milani është gati për të nisur një cikël të ri. Me largimin e Maldinit dhe Massaras, klubi kuqezi do të riformatojë anën teknike në prag të sesionit të ri të merkatos së futbollistëve.

Geoffrey Moncada po punon për përforcimet e sezonit të ri dhe sipas Gazzetta dello Sport, Milan pritet të bëjë 5 transferime gjatë merkatos së verës.

Gazzetta dello Sport, shkruan se Milan do të transferojë dy sulmues dhe tre mesfushorë.

Në mesfushë Rosonerët kanë siguruar kartonin e Loftus-Cheek, ndërsa së shpejti pritet të zyrtarizohet marrëveshja me Kamada dhe Reijinders.

Furlani dhe Moncada po punojnë edhe për afrimin e Frattesit dhe Musah nga Valencia.

Në sulm Milan është në bisedime për transferimin e Chukwueze-s nga Villarreali dhe Scamaccas nga West Ham.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here