Marrëveshja është arritur, Milan siguron super goditjen e rradhës në merkato

Pasi arriti të përforcojë ekipin me një goditje në Premier League si Loftus-Cheek, Milani tani po përgatitet të firmosë me një talent i cili pritet të vijë nga LaLiga.

Bëhet fjalë për Ivan Fresneda të Valladolid që është një objektiv i kuqezinjve në merkato.

Sipas “Calciomercato”, Milani ka arritur një marrëveshje personale me mbrojtësin 18-vjeçar.

Të interesuar për shërbimet e Fresedës mbeten dhe Borussia Dortmund, por Milani duket më afër se gjermanët.

Sezonin që lamë pas, talenti spanjoll bëri 22 paraqitje interesante me fanellën e Valladolid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here