E bujshme: Renato Sanches transferohet te gjiganti italian

Renato Sanches transferohet në Serie A.

Mesfushori portugez, Renato Sanches, ishte njëri nga lojtarët më të pëfolur merkaton e verës së shkuar.

Sanches ishte i lidhur me një transferim te Milani, por në fund zgjodhi ta vazhdojë karrierën te PSG.

Por aventura me Parisienët nuk ka shkuar ashtu siç ka dëshiruar portugezi, pasiqësezonin e shkuar ka luajtur vetëm 736 minuta.

Nëse pista “Davide Frattesi” do të dështojë, atëherë Roma do të hidhej në “sulm” total për Renato Sanches të Paris Saint-Germain.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Sanches është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri i “verdhekuqve”, Jose Mourinho.

Megjithatë ky operacion do të varet nga kërkesat në drejtim të Renato Sanches dhe së pari nga e ardhmja e Frattesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here