BOMBË: Milan pranë transferimit të yllit të madh nga Serie A

Pasi arriti të shesë ditën e djeshme Sandro Tonalin për shifrën e 70 milionë euro drejt Newcastle United, Milani tani është gati për të bërë një goditje të bujshme tek një klub i Serie A.

Davide Frattesi tashmë është një objektiv kryesor në merkaton e klubit kuqezi dhe këta të fundit kanë vendosur të mos vonohen për mesfushorin italian.

Siç raporton “Sportmediaset”, ditën e sotme pritet të zhvillohet një takim mes klubeve për të diskutuar rreth lojtarit.

Sassuolo kërkon të paktën një shumë prej 40 milionë euro për ta lënë të lirë Davide Frattesin.

Megjithatë, Milani është i gatshëm të vendosë në tavolinë njërin mes Lorenzo Colombo ose Daniel Maldinit dhe 25 milionë euro për mesfushorin e Italisë.

Në orët në vijim do të zbardhet gjithçka për sa i përket takimit që do të mbahet mes drejtuesve të Milanit dhe atyre të Sassuolos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here