BOMBË: Chukwueze në Serie A, por jo te Milani

Samuel Chukwueze në Serie A, por te rivalët e Milanit.

Sulmuesi nigerian, Samuel Chukwueze është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit, pasiqë është i lidhur me një transferim te Milani.

Chukwuezes i skadon kontrata në vitin 2024, ndërsa sezonin e shkuar realizoi 13 gola dhe 11 asistime në 50 ndeshje të luajtura.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se një tjetër gjigant italian është përfshirë në garë për Chukwuezen.

Sipas Calcio Mercato edhe Napoli synon afrimin e Chukwuezes dhe Napoletanët madje janë të gatshëm të paguajnë shumën prej 25 milionë eurove.

Milan i ka ofruar Villarrealit 20 milionë euro dhe Napoli për momentin është favorit për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here