Super shkëmbim: Milan transferon yllin e Serie A

Gati super shkëmbimi, Milan transferon yllin e Serie A.

Pasi ka mbyllur marrëveshjen që çon në Milano, Christian Pulisic, Milani po punon për të bërë një tjetër goditje.

Rosonerët janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë dhe Wilfried Singo është objektivi kryesorë.

Sipas Tuttosport, Milan ka marrë një ofertë joshëse nga Torino. Tuttosport, shkruan se Torino ia ka ofruar Milanit kartonin e Singo në këmbim të Tommaso Pobegas.

Pobega ishte i huazuar te Torino gjatë sezonin 2021/22 dhe pas sezonit të mira me Demat, Milan vendosi ta rikthejë në skuadër.

Mesfushori italian ishte titullar sezonin e shkuar me Milanin duke realizuar 3 gola në 28 ndeshje të luajtura.

Në rast se Milan siguron shërbimet e Reijnders dhe Musah, Rosonerët janë të hapur ta shkëmbejnë Pobegan me Singon.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here