E bujshme: Bonucci transferohet te rivalët e Juventusit

Bonucci largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.

Pak ditë më parë, Juventus i komunikoi Bonucci se nuk bën më pjesë në planet e tij, duke e lënë të lirë të largohet e gjejë një ekip të ri.

Mediat italiane pranojnë se klubi bardhezi e kapiteni mund ta mbyllin marrëveshjen me mirëkuptim, duke bërë që transferimi i Bonucci te skuadra e re të jetë me parametra zero.

Ditët e fundit është raportuar për një transferim te Sampdoria, por Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm të bujshëm duke shkruar se Bonnuci mund të mbetet në Serie A.

Sipas Calcio Mercato, Lazio është përfshirë në garë për shërbimet e Leonardo Bonuccit dhe Sarri e ka telefonuar 36-vjeçarin për t’iu bashkuar në Olimpiko.

Bonucci dëshiron të luaj në Serie A dhe Lazio është në pole position për të siguruar shërbimet e 36-vjeçarit.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here