BOMBË: Milan transferon yllin e Liverpoolit

Rosonerët nuk kanë të ndalur, gati goditja e rradhës.

Milani ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm, me skuadrën që është grumbulluar për fazën përgatitore.

Shumë shpejt nën urdhrat e Piolit do të vihet edhe Christian Pulisic, i cili zbarkoi sot në Milano.

Pas transferimit të Pulisic, Milan ka kthyer vëmendjen kah mesfushori i Liverpoolit, Thiago Alcantara.

Calcio Mercato, shkruan se mesfushori spanjoll ka përfunduar në orbitën e Rosonerëve dhe së shpejti pritet që të nisin bisedimet me Liverpoolin.

Alcantara nuk bën pjesë në planet e Klopp për sezonin e ri, ndërsa kontrata me Reds i skadon vitin e ardhshëm.

Për ta lënë të lirë 32-vjeçarin Liverpooli kërkon 10 milionë euro, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here