BOMBA E MERKATOS: Kessie rikthehet në Serie A për €20m

Lajm bombastik nga Spanja, Franck Kessie rikthehet në Serie A.

Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie është njëri nga lojtarët më të përfolur muajt e fundit

Kessie u transferua te Barcelona me parametra zero, pas pesë sezoneve me fanellën e Milanit.

Edhe pse arriti ta fitojë La Liga-n në sezonin e tij të parë me Blaugranët, Kessie nuk bën pjesë në planet e Xavit dhe do të largohet nga Camp Nou gjatë kësaj vere.

Zërat për rikthimin e tij në Serie A, sa vijnë e shtohen, ndërsa portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus dhe Barcelona janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë zhvilluar sot një takim në Barcelonë dhe i kanë ofruar Blaugranëve 20 milionë euro, shifër të cilën Laporta pritet ta pranojë.

Tani, problemi kryesor lidhet me vetë Kessie, i cili për të kaluar në Torino duhet të limojë disi pagën e tij prej 6.5 milionë eurosh neto.

Ideja është për t’u ulur deri në 4 milionë, plus bonuset, ndonëse diçka e tillë nuk është që duket e pamundur,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here