Dorëzohet Chelsea: Lukaku transferohet te Interi, zbulohet shuma

Chelsea duket i dorëzuar për Romelu Lukakun, me sulmuesin belg që prej kohësh kishte shprehur dëshirën për të qëndruar te Interi.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, “Blutë” kanë rënë dakord për ta shitur 30-vjeçarin për 35 milionë euro, teksa dita që pritet të mbyllet si marrëveshje është e hëna e ardhshme.

Kjo gjë do të vijë fill pas transferimit të Onanës drejt Manchester United nga i cili Interi do të përfitojë 55 milionë euro.

Gjithashtu zikaltrit kanë nisur nga puna dhe për zëvendësuesin e kamerunasit, që ndoshta me shumë mundësi do të jetë Yan Sommer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here