Bernardeschi rikthehet në Itali, gati firma me skuadrën e Serie A

Vetëm një vit më parë, Federico Bernardeschi u largua nga Juventusi pasi kontrata e tij me bardhezinjtë skadoi.

Sulmuesi italian zgjodhi të vazhdojë karrierën në Major League Soccer për Toronton.

Edhe pse u largua nga kombi i tij para një viti, 29-vjeçari është pranë rikthimit në Serie A.

Siç raporton “Sportmediaset”, Bernardeschi është tashmë një opsion real i Bolognas për sezonin e ardhshëm dhe pëlqehet shumë nga trajneri Thiago Motta.

E vetmja gjë që momentalisht po pengon klubin italian për sulmuesin është kontrata e tij me Toronton që skadon më 31 dhjetor të vitit 2026.

Në 21 ndeshje këtë sezon me klubin amerikan në kampionat, Bernardeschi ka shënuar 3 gola dhe 4 asiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here