Nuk mbaron me Tonalin, Newcastle transferon yllin e Serie A për €95m

Pasi siguroi shërbimet e Sandro Tonalit nga Milani për 80 milionë euro, Newcastle po përgatit një tjetër goditje të madhe në Serie A.

Objektivi i madh i bardhezinjve, të cilët do të garojnë sezonin e ri në grupet e Champions League, është Khvicha Kvaratskhelia.

Talenti gjeorgjian shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Serie A, duke ndihmuar Napolin të fitonte titullin me 12 golat dhe 10 asiste (si askush në edicionin e fundit në kampionatin italian).

Klubi anglez ka gati 95 milionë euro për kartonin e sulmuesit të majtë. Presidenti De Laurentiis e ka cilësuar të pashitshëm Kvarën, por mund të dorëzohet përpara milionave nga ishulli.

Anglezët do të tentojnë deri në fund akordin me kampionët e Italisë dhe agjentin e 22-vjeçarit. Për t’i dhuruar trajneri Eddie Howe një tjetër përforcim fantastik dhe cilësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here