Inter harron Lukakun, zikaltrit transferojnë bomberin e ri për €40m

Interi ka mbetur shumë i zhgënjyer nga çështja e Lukakut, i cili tashmë po konsideron një lëvizje te rivalët e përjetshëm të Juvëntusit.

Tashmë zikaltrit kërkojnë të lënë pas sulmuesin belg dhe do të kërkojnë një sulmues në vend të tij.

Siç raportojnë mediat italiane, Interi është duke vëzhguar nga afër sulmuesin e Arsenalit, Folarin Balogun.

Ky i fundit konsiderohet një profil ideal për të kompletuar sulmin e trajnerit Simone Inzaghi.

Zikaltrit janë të gatshëm të ofrojnë për Balogun 35-40 milionë euro, shifër të cilën Topçinjtë pritet ta pranojnë.

Sezonin e kaluar, 22-vjeçari ishte i huazuar te Reims në Francë ku kaloi një sezon fantastik.

Në 39 paraqitje të bëra në kampionatin francez, Balogun arriti të realizojë 22 gola dhe asistoi tre herë për shokët e tij të ekipit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here