Jo vetëm Sommer, Inter transferon edhe një tjetër yll nga Bayerni

Neroaxurët për shopping në Allianz Arena.

Portieri i Bayernit të Mynihut, Yan Sommer, pritet që së shpejti ti bashkohet Interit.

Inter ka arritur marrëveshje me Bavarezët për transferimin e Sommer, i cili do ta vesh fanellën e zikaltërve pas largimit të Onanas.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Sommer nuk do të jetë transferimi i vetëm i Interit nga Bayerni këtë verë.

Sipas Calcio Mercato, Inter është në bisedime me Bavarezët për huazimin e mesfushorit holandez, Ryan Gravenberch.

Gravenberch u transferua te Bayerni verën e shkuar, por nuk ka arritur të ambientohet në Allianz Arena dhe 21-vjeçari ka kërkuar largimin gjatë kësaj vere.

Bayerni i ka vendosur një çmim prej 25 milionë eurove, por Inter synon huazimin e tij me opsion blerjeje.

Bavarezët nuk kanë marrë ende një ofertë për shitjen holandezit dhe Inter është në pole position për ta huazuar 21-vjeçarin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here