BOMBA E MERKATOS: Barella largohet nga Interi për €120M

Lajm i bujshëm nga Italia, Nicolo Barella largohet nga Interi.

Nicolo Barella ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Interi sezonin e shkuar. Mesfushori realizoi 9 gola dhe 10 asistime në 52 ndeshje të luajtura.

Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por sipas raportimeve të fundit 26-vjeçari mund të largohet nga Interit gjatë kësaj vere.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Barella ka përfunduar në shënjestrën e Manchester Cityt.

Citizens e kanë piketuar Barellan si zëvendësuesin ideal të Bernardo Silva-s, i cili pritet të largohet nga Etihad këtë verë.

Manchester City do të përpiqet ta transferojë Nicolo Barellan, në rast se largohet Bernardo Silva dhe oferta mund të arrijë deri në 120 milionë euro.

Barella konsiderohet si e ardhmja e Interit, por te zikaltrit askush nuk i shpëton rregullave të tregut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here