Zhang hap thesin, Inter transferon bomberin e ri për €35M

Zhang hap thesin, Inter transferon bomberin e ri.

Drejtuesit e Interit kanë vendosur: Folarin Balogun do të jetë pasardhësi i Lukakut.

Sipas “Corriere dello Sport”, Alvaro Morata nuk ka bindur plotësisht dhe zikaltërit po mundohen që të bindin Arsenalit, që të ulë kërkesat për sulmuesin amerikan.

Fillimisht londinezët kërkonin 50 milionë euro për lojtarin, shifër që tashmë ka shkuar në 40 milionë, por sërish është e lartë për Interin.

Drejtuesit zikaltër po mundohen që të ulin diferencën mes kërkesës dhe ofertës, duke gjetur formulën e duhur dhe bonuset.

Baza e operacionit pritet të jetë 35 milionë euro, që nuk do të paguhen menjëherë, por përmes një huazimi me detyrim blerjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here