BOMBA E MERKATOS: Paulo Dybala transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik nga Italia, Dybala largohet nga Roma, por jo nga Serie A.

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit në mediat sportive, pasiqë disa skuadra kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Dybala u transferua te Roma verën e shkuar me parametra zero dhe në sezonin e tij të parë në Olimpico realizoi 18 gola dhe 8 asistime.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Dybalas nga Roma.

Sipas Calcio Mercato, Beppe Marotta ka kontaktuar agjentin e Dybalas për mundësinë e transferimit gjatë kësaj vere.

29-vjeçari ka dy klauzola lirimi – e para është e vlefshme për klubet jashtë vendit dhe vlen 12 milionë euro, ndërsa e dyta raportohet se vlen rreth 20 milionë euro, shifër të cilën zikaltrit janë të gatshëm ta paguajnë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here