Një yll dhe €60M: Barella transferohet te Manchester City

Shkëmbim spektakolar, Nicolo Barella transferohet te City.

Nicolo Barella ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Interi sezonin e shkuar. Mesfushori realizoi 9 gola dhe 10 asistime në 52 ndeshje të luajtura.

Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por sipas raportimeve të fundit 26-vjeçari mund të largohet nga Interit gjatë kësaj vere.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Barella ka përfunduar në shënjestrën e Manchester Cityt.

Citizens kanë kthyer vëmendjen kah Barella pas dështimit për të transferuar Declan Rice.

Sipas Calcio Mercato, drejtuesit e Cityt do t’ia ofrojnë Interit kartonin e Joao Cancelos dhe 60 milionë euro në këmbimt të Barellas.

Neroaxurët janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë dhe Cancelo do të ishte një super përforcim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here