Rosonerët kanë gati goditjen e rradhës.
Sulmuesi kroat Ante Rebic, është shumë pranë transferimit të Besiktas dhe drejtuesit e Milanit kanë nisur sulmin për të transferuar një tjetër bomber.
Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor dhe Chukwueze, Milani nuk do të ndalet me kaq. Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim.
Sipas La Repubblica, Milan ka rikthyer interesimin për sulmuesin italian, Gianluca Scamacca.
Scamacca është i lidhur me një rikthim në Serie A dhe Roma është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e tij, por Giallorosët nuk kanë arritur ende marrëveshje me West Ham.
Rosonerët synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi dhe janë rifutur në garë për Scamaccan.
La Repubblica, shkruan se drejtuesit e Milanit do të udhëtojnë ditët në vijim drejt Londrës për të nisur bisedimet për transferimin e Scamacca-s.