Jo vetëm Onana, United transferon një tjetër yll nga Interi për €50M

Djajtë e Kuq për shopping në Milano.

Andre Onana bëri bujë të madhe këtë verë pas transferimit të tij te Manchester United për 52.5 milionë euro.

Por duket se Onana nuk do të jetë futbollisti i vetëm i Interit që do të transferohet te United gjatë kësaj vere.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester United synon transferimin e Federico Dimarcos.

Dimarco shkëlqeu me Interin sezonin e shkuar duke realizuar 6 gola dhe 10 asistime në 50 ndeshje të luajtura.

Erik Ten Hag ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Dimarcos dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për kartonin e italianit, shifër të cilën Inter vështirë se do ta refuzoj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here