E bujshme: Alexis Sanchez rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Alexis Sanchez rikthehet në Serie A.

Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez u largua nga Interi verën e shkuar për ta vazhduar karrierën në Ligue 1 tek Olympique Marseille.

Sanchez shkëlqeu te Marseille duke realizuar 18 gola dhe 3 asistime në 44 ndeshje të luajtura, por kjo nuk mjaftoi që drejtuesit tia rinovojnë kontratën.

Kiliani është futbollist i lirë dhe sipas raportimeve të fundit mund të rikthehet në Itali.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon rikthimin e Alexis Sanchez në skuadër.

Zikaltërit janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit, pasiqë Correa pritet të largohet nga skuadra dhe Inzaghi ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e kilianit.

Sanchez është i gatshëm të rikthehet në Meazza dhe tani gjithçka do të varet nga largimi i Joaquin Correas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here