Milan “pa frena” në merkato, Rosonerët transferojnë një tjetër super mesfushor

Rosonerët kanë gati goditjen e nëntë në merkato.

Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor, Chukwueze dhe Yunus Musah, Milani nuk do të ndalet me kaq.

Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim.

Sipas Calcio Mercato, Milan ka kontaktuar RB Salzburg për mundësinë e transferimit të Gourna-Douath këtë verë.

Mesfushori francez me karakteristika defanzive pëlqehet shumë nga Rosonerët dhe mund të jetë goditja e rradhës në merkato.

Milan ka marrëdhënie të mira me RB Salzburg dhe marrëveshja mund të arrihet për 10 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here