BOMBA E MERKATOS: Memphis Depay transferohet në Serie A

Lajm bombastik, Memphis Depay transferohet te gjiganti italian.

Sulmuesi holandez, Memphis Depay në merkaton e janarit u largua nga Barcelona për t’iu bashkuar Atletico Madrid, por 29-vjeçari duket se nuk do të qëndrojë në Wanda Metropolitano.

Depay realizoi 4 gola në 9 ndeshje të luajtura me Atleticon, ndërsa sipas raportimeve të fundit holandezi ka përfunduar në shënjestrën e gjigantit italian.

Sipas Calcio Mercato, Roma është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Giallorosët e kanë piketuar Depay si përforcimin e duhur.

Drejtuesit e Atleticos janë të hapur ta lënë të lirë, pasiqë në skuadër pritet të arrijë një tjetër qendërsulmues dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Roma.

Depay ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2025 dhe Roma është e gatshme të ofrojë 10 milionë euro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here