Rosonerët kanë gati goditjen e rradhës në merkato.
Milan është skuadra më aktive në merkato duke siguruar plot tetë përforcime për sezonin e ri.
Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor, Chukwueze dhe Yunus Musah, Milani nuk do të ndalet me kaq.
Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim për vijën e mesfushës.
Sipas Gazzetta dello Sport, Milan synon transferimin e mesfushorit të Lecce-s, Morten Hjulmand.
Hjulmand shkëlqeu me Leccen sezonin e shkuar duke tërhequr kështu vëmendjen e gjigantëve italian.
Danezit i skadon kontrata me Lecce-n në vitin 2024 dhe Rosonerët mund ta transferojnë atë për 15 milionë euro.