BOMBA E MERKATOS: Sergio Ramos transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik nga Italia, Sergio Ramos transferohet në Serie A.

Qendërmbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos bëri bujë të madhe në verën e vitit 2021 kur pas 16 sezoneve u largua nga Reali dhe vendosi që karrierën ta vazhdojë te PSG.

Por Ramos dhe PSG vendosën që të mos e vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre dhe 37-vjeçari njofti largimin nga Parku i Princave.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Ramos mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasiqë gjiganti italian synon transferimin e tij.

Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e Ramos me parametra zero dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Zikaltërit janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe e kanë piketuar Ramos si përforcimin ideal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here