Bomba e merkatos, Kvaratskhelia largohet nga Napoli për 120 milionë euro.
Sulmuesi gjeorgjian, Kvicha Kvaratskhelia, ishte surpriza më e madhe e sezonit të shkuar.
Kvaratskhelia u transferua te Napoli nga Dinamo Tbilisi për 11.5 milionë euro dhe në sezonin e tij të parë me Napoletanët arriti të shpallet kampion i Italisë.
Gjeorgjiani shkëlqeu sezonin e shkuar duke realizuar 14 gola dhe 17 asistime në 43 ndeshje të luajtura, duke përfunduar këshuar në shënjestrën e gjigantëve europian.
Muajin e shkuar Napoli mori një ofertë nga Newacstle prej 95 milionë eurove për Kvaratskhelia, por De Laurentiis e refuzoi atë.
Portali i njohur spanjoll për transferimet e lojtarëve, Todo Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Arsenali synon transferimin e Kvaratskhelias këtë verë.
Sipas Todo Fichajes, Topçinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 120 milionë euro për kartonin e gjeorgjianit, ofertë të cilën De Laurentiis vështirë se do ta refuzojë.