Pasi humbi Kessie, që preferoi të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite dhe të mos kthehej në kampionatin italian, del në skenë një tjetër emër për mesfushën e Juventusit.
Bëhet fjalë për Leon Goretzka, që mund të largohet nga Bayerni I Mynihut pasi nuk e ka më të sigurt vendin në mesfushën e bavarezëve pas ardhjes së Laimer nga Leipzig.
Goretzka ka një kontratë me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2026 dhe përveç Juventusit pëlqehet edhe nga shumë klube të tjera europiane, veçanërisht nga Manchester United.
Vlera e Goretzka në treg është 50 milionë euro, por te Juventus janë të bindur se mund ta transferojnë për shifrën e 40 milionë eurove.