Nuk arriti të kthejë Kessie në Serie A, Juventus transferon mesfushorin 50 milionësh

Pasi humbi Kessie, që preferoi të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite dhe të mos kthehej në kampionatin italian, del në skenë një tjetër emër për mesfushën e Juventusit.

Bëhet fjalë për Leon Goretzka, që mund të largohet nga Bayerni I Mynihut pasi nuk e ka më të sigurt vendin në mesfushën e bavarezëve pas ardhjes së Laimer nga Leipzig.

Goretzka ka një kontratë me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2026 dhe përveç Juventusit pëlqehet edhe nga shumë klube të tjera europiane, veçanërisht nga Manchester United.

Vlera e Goretzka në treg është 50 milionë euro, por te Juventus janë të bindur se mund ta transferojnë për shifrën e 40 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here