Inter i frikshëm në merkato, zikaltërit kanë gati goditjen e gjashtë në merkato

Neroaxurët nuk kanë të ndalur, gati goditja e gjashtë në merkato.

Inter-i është në kërkim të një qendërmbrojtësi për të kompletuar mbrojtjen. Në këtë kuptim, sigurisht që nuk është çudi që zikaltrit kanë vënë në shënjestër Merih Demiralin e Atalanta-s.

Bergamaskët janë hapur ndaj transferimit të lojtarit sepse duan të blejnë një futbollist tjetër (Isak Hien nga Verona mund të jetë zëvendësuesi i duhur).

Në këtë këndvështrim, Atalanta duket se është e gatshme ta largojë lojtarin turk edhe në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Negociatat mund të fillojnë në ditët e ardhshme me mbrojtësin që dëshiron Inter-in dhe ka besim se marrëveshja mund të realizohet.

Demiral do të kompletonte më së miri një repart të formuar tashmë nga Darmian, Acerbi, Bastoni por edhe Bisseck dhe De Vrij. Duhet të jetë pikësisht ai goditje e fundit për mbrojtjen për trajnerin Simone Inzaghi.

Lojtari ka përvojë të madhe në Serie A pasi ka luajtur edhe për Juventus-in si dhe për Atalanta-n dhe Sassuolo-n.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here